E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Zgjedhjet dhe parashikimet

Shitja e maskave, lekundjet ne tregun e bursave dhe rezultati i nje loje te futbollit, te gjitha keto mund te jene menyra per te parashikuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Anketat e opinionit mbase jane nje indikator se kush do te jete banuesi i ardhshem ne Shtepine e Bardhe. Kater jave para zgjedhjeve, ato e kane parashikuar demokratin Barak Obama karshi republikanit Xhon Mekein. Per 70 vjet me radhe, ekipi Redskins e ka humbur ndeshjen e fundit, para zgjedhjeve presidenciale dhe pothuaj gjithnje parashikimet kane dale te sakta. Nese Redskinset do te fitonin, Shtepia e Bardhe do t'i mbetej atij qe e kishte para zgjedhjeve. Kur Redskinset humbnin, ne Shtepine e Bardhe hynte kundershtari i partise ne pushtet. Ne zgjedhjet amerikane mund te fitohen edhe para, sepse ka njerez qe vene baste ne rezultatin. Bastexhinjte e tregjeve politike dhe ata tradicionale favorizojne Barak Obamen. Por ka edhe gjera tjera qe flasin per epilogun e zgjedhjeve. Per shembull maskat. Deri tani jane shitur me shume maska te demokratit Obama 55%, ndersa 45% e maskave te shitura kane fytyren e senatorit Mekein. Ne 80 vjetet e fundit, renia e vleres se aksioneve ne tregjet e bursave ka qene indikator i fatit te kandidatit. Kur bursa shkon lart, fiton kandidati i partise ne pushtet, por, kur bursa bie, kjo parti e humb Shtepine e Bardhe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›