Delegacioni i PE Te ngrihet komisioni hetimor

Delegacioni i Parlamentit Evropian i cili ishte i pranishem ne takimin e Komitetit per Stabilizim Asociimin propozoi ngritjen e komisionit hetimor me shumice nga opozita.
Duke folur ne nje konference per shtyp pas takimit europarlamentaret u duken te zhgenjyer sepse gjate qendrimit te tyre ne Tirane nuk pane zgjidhje te situates ne vend.
Kete e konfirmoi edhe kreu i delegacionit Eduard Kukan i cili deklaroi duhej arritur nje konsenus por realisht nuk u miratua asgje.
Ne punimet e sotme komiteti votoi per propozimin e eurodeputetes Doris Pack sipas te ciles palet duhet te tregojne vullnet te ulen ne bisedime dhe te ndryshojne nenin 178 pika 6 qe parashikon djegien e fleteve te votimit. Por ky propozim mori numer te barabarte votash pro dhe kunder ndaj nuk u miratua.