E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tenderi për qentë/ Zv.kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana paraqitet në SPAK

Në SPAK është paraqitur zv.kryetari i bashkisë së Kukësit, Granit Gjana, për t’u pyetur në lidhje me çështjen e tenderit për sterilizimin e qenve të rrugës, me të cilin ish-kryebashkiaku Safet Gjici dyshohet se donte të favorizonte të njohurën e tij, Alma Kaçin.

Gjici u arrestua më 24 qershor me urdhër të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, pas publikimit të videoskandalit ku kryente marrëdhënie seksuale në zyrë. 

Kujtojmë se Gjici dha dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak i Kukësit më 16 qershor, pak orë pasi videoja e tij intime me Kaçin bëri xhiron në rrjetet sociale, por edhe në media.

Pas publikimit të pamjeve, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut. SPAK “zbarkoi” në godinën e bashkisë së Kukësit, aty ku oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit morën serverin e kamerave të sigurisë së institucionit, por edhe dhjetëra dokumente.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›