E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vendet bosh në KLGJ dhe KLP/ Institucionet nisin administrimin e kandidaturave

Përbërja e institucioneve që drejtojnë gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë do të rinovohet siç është përcaktuar nga Reforma në Drejtësi.

Të njohura si KLGJ dhe KLP, këta trupa vendimmarrës do të pësojnë ndryshime që nuk prekin strukturën e tyre, por sjellin dinamikë tjetër në përbërjen emërore.

Amerikanët e investuar drejtpërdrejt në zbatimin e reformës në drejtësi njoftuan publikun në fund të muajit korrik se vendet vakante brenda të dy Këshillave janë tashmë të hapura.

Ky rinovim i anëtarëve të Këshillit është kritik për mbrojtjen e reformës në drejtësi në Shqipëri, thotë ambasada amerikane. 

Gjashtë anëtarë të rinj do t’i bashkohen çdo Këshilli, 3 anëtarë nga shoqëria civile dhe 3 anëtarë magjistratë me një mandat pesëvjeçar.

Në secilin Këshill do të ketë një anëtar nga shoqëria civile, dy avokatë nga radhët e avokatëve, tre magjistratë që do të jenë ose prokurorë ose gjykatës në varësi të këshillave ku do të bëjnë pjesë.

Procesi për anëtarët e shoqërisë civile administrohet nga Kuvendi dhe kandidaturat dorëzohen deri të shtunën në 5 gusht, ndërsa për anëtarët magjistratë, afati i aplikimit është data 4 shtator 2023.

Procesi administrohet nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Gazetare: Sonila Agostini

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›