Luftë mes Egjiptit dhe Izraelit?
Zyrtarët e sigurisë egjiptiane thonë se helikopterë ushatarakë kanë lëshuar raketa mbi militantët e dyshuar si islamikë në fshatin Toumah në gadishullin Sinai. Njëzet persona janë raportuar të jenë vrarë. Sulmet erdhën kur pikat e kontrollit të sigurisë u sulmuan nga persona ta armatosur në qytetin el-Arish, duke lënë një numër njerëzish të lënduar.
Të dielën, militantët vranë 16 roje kufitare egjiptiane në zonë. Pas këtij sulmi forcat izraelite thanë se ata vranë disa militantë të cilët depërtuan në Izrael. Ndërkohë patrullat janë shtuar në pjesën veriore të Sinait dhe kufiri Rafah që të çon në Gaza ka qënë i mbyllur, ndërsa forcat e sigurisë ishin në kërkim të sulmuesve të mbetur.
Kjo është hera e parë që Egjipti ka hedhur raketa në Sinai që nga lufta e vitit 1973 me Izraelin kur ai u përpoq të merrte gadishullin Sinai. Një komandant i ushtrisë në Sinai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ushtria kishte marrë informacion se kishte shumë militantë në fshatin Toumah.
“Ne kemi arritur në hyrjen fshattit al-Toumah, kemi vrarë 20 terroristë dhe kemi shkatërruar tre automjete të blinduara që u përkasin terroristëve, Operacionet janë ende në vazhdim”-tha ai për Reuters. Sulmi erdhi disa orë pasi tre pikat e kontrollit të sigurisë u sulmuan në el-Arish pranë kufirit Izraelit.
Analistët thonë se dhuna në rritje në këtë zonë është një provë kredibiliteti për qeverinë e presidentit Mohammed Mursi. Izraeli kërkon siguri të rreptë në Sinai, por ai nuk do një rritje të numrit të trupave egjiptiane pranë kufirit të saj.