Tirane automjeti perplas kalimtarin ne Laprake
Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Laprakës. Një automjet tip “Range Rover” ka përplasur një kalimtar, i cili po udhëtonte me biçikletë duke e plagosur atë. Viktima është transportua në spital, por 60 vjeçari nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e makinës. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po heton lidhur me aksidentin.