Tenis-Pekin, Serena Williams fiton, bëhet numri 1 në botë
Serena Uilliams kthehet në majën e botës pas një fitoreje rutinë në turneun e tenisit që po zhvillohet në Pekin.Uilliams ka mposhtur 6-3 ,6-2 Rusen Ekaterina Makarova dhe kjo do të thotë që rusja Dinara Safina të mos jetë më numri një në botë, por këtë vend ta marrë motra e vogël, e familjes Uilliams. Humbja e tenistes ruse Dinara Safina ndaj Zhang Shuai e ka lënë të lirë rrugën për Uilliamsin që e ka marrë sërish vendin e parë pas 25 javësh mbretërim të Safinës.
Serena Uilliams e ka mbajtur vendin e parë 57 javë nga viti 2002 deri në vitin 2003 ,katër javë në vitin 2008 dhe 11 javë deri në prill të këtij viti kur është kaluar nga Safina.
Serena Uilliams e ka mbajtur vendin e parë 57 javë nga viti 2002 deri në vitin 2003 ,katër javë në vitin 2008 dhe 11 javë deri në prill të këtij viti kur është kaluar nga Safina.