Tenis, Shqipëria në Kupën "Dejvis"
Për të katërtin vit radhazi, Shqipëria do të marrë pjesë në turneun më prestigjioz të tenisit për ekipet përfaqësuese, siç është Kupa "Dejvis". Sipas trajnerit të ekipit tonë përfaqësues, Fatos Nallbani, synimi kryesor i pjesëmarrjes në këtë veprimtari, është përfitimi i përvojës në nivel ndërkombëtar, si dhe ngjitja e shkallëve të vendit tonë në renditjen botërore. Nga data 20, deri më 26 maj 2013, në San Marino do të zhvillohen ndeshjet e nivelit të tretë të Kupës "Dejvis". Flavio Deçe, Rei Pelushi, Genajd Shypheja dhe Kevin Kaceli janë përfaqësuesit tanë.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)