Greqia i thur elozhe Andi Lilës, Kaçe i pohon zgjedhjen shqiptare
Goli i Andi Lilës ka bërë jehonë jo vetëm në Shqipëri, duke gëzuar për golin e mesfushorit shqiptar, por edhe në Greqi, sidomos në mediat e vendit fqinj. Gazetat sportive i thurnin elozhe autorit të golit të vetëm të takimit mes PAOK-ut dhe PAS Janinës, një gol që ndoshta do t'i japë Ligën e Kampioneve skuadrës së Lilës. Në atë ndeshje kanë luajtur tre shqiptarë, Lila, Vila dhe Kaçe, të tre pjesë tashmë të kombëtares shqiptare, veçse ky i fundit ishte kundërshtar. Por Kaçe i ka pohuar edhe Lilës që, "tashmë e kam bërë zgjedhjen time, që është Shqipëria". Lila ka oferta nga ekipe më prestigjioze, sidomos nga Seria A. Një nga ekipet që i kishte bërë ofertë ishte edhe PAOK-u, të cilin e mundi pikërisht me golin e tij. Lila dëshiron një ekip më të madh.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)