Frika nga muxhahedinëtja reagimi i qeverisë
TIRANE - Një ditë pas mbërritjes së 14 muxhahedinëve të parë në Shqipëri, ndërsa pritet që të mbërrijë dhe pjesa tjetër brenda muajit maj, reagimi i parë erdhi nga Irani. Një anëtar i bordit Kryesues të Parlamentit iranian, Baqer Hosseini Seyed, paralajmëroi Tiranën zyrtare në lidhje me pasojat negative, që mund të vijnë nga prezenca e anëtarëve të organizatës Mojahedin-e-Khalq (MKO).
Megjithëse lajmi i deklaratave nga Irani mori dhenë, Tirana zyrtare të pati asnjë koment apo reagim ndaj deklaratave të Seyed. Të paktën, për të mbrojtur vendimin e Këshillit të Ministrave për dhënjen e azilit ndaj 210 muxhahedinëve. Të pyetura në lidhje me ndonjë koment apo reagim zyrtar rë mundshëm, dy ministritë shqiptare, Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme, ia kanë kaluar përgjegjësinë njëra-tjetrës.
Eva Kushova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, deklaroi për Shqiptarja.com, se nuk ka asnjë reagim zyrtar për deklaratat e lëshuara nga Irani. “Ministria e Jashtme nuk ka asnjë reagim. Muxhahedinëve u është dhënë e drejta e azilit në vendin tonë me vendim të Këshillit të Ministrave dhe po zbatohet nga Ministria e Brendshme.
Ndaj, nëse duhet të ketë reagim, s’mund të jetë Ministria e Jashtme, e cila nuk është e përfshirë në këtë proces”, tha Kushova. Por, të njëjtën gjë ka deklaruar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Nardi Olli. Ai sqaroi, se “Ministria e Brendshme është vetëm zbatuese e vendimit të Qeverisë dhe nuk ka si të reagojë për këtë çështje.
Nëse duhet të kishte reagim, mendoj se duhet të jetë Ministria e Jashtme”, deklaroi Olli. Ndërkaq, Këshilli i Ministrave, deri në orët e vona të ditës së djeshme, nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me deklaratat e zyrtarit iranian.
14 muxhahedinët e parë mbërritën pak ditë më parë nga kampi Ashraf i Irakut, për t’u strehuar në Qendrën e Azilkërkuesve në Tiranë. Ata janë 10 meshkuj dhe 4 femra, të cilët nga qeveria shqiptare do të trajtohen si azikërkërkues dhe një përfaqësues i organizatës së Kombeve të Bashkuara do të përfundojnë procedurat ligjore.
Lajmi për mbërritjen e 14 muxhahedinëve në Shqipëri fillimisht u bë publik në faqen zyrtare të OKB-së dhe vetëm mbrëmjen e 16 majit, Ministria e Brendshme konfirmoi mbërritjen e tyre në Shqipëri. Ndërsa burime të tjera nga Ministria e Brendshme pohuan dje, se pjesa tjetër e muxhaedinëve, që ndodhen në kampin Ashraf në Irak, do të mbërrijnë brenda muajit maj.
Më 16 mars, qeveria vendosi të pranojë kërkesën për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve. Vendimi i qeverisë shqiptare është përshendetur nga shumë vende të botës, ku Departamenti Amerikan i Shtetit, ka falenderuar qeverinë shqiptare për kërkesën e dhënies së azilit të 210 personave muxhahedinë.
Gjithashtu vendimi i 16 marsit është përshëndetur edhe nga drejtuesi i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon. Madje ky i fundit, e quajti vendimin e qeverisë shqiptare, si një veprim që duhet të merret shembull edhe nga vendet e tjera të OKB-së.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)