E Shtunë, 31 Tetor 2026

Funerali i kampionit Oen

Ishin rreth 1 200 njerëz të mbledhur për të mbajtur zi dhe për të përcjellë një kampion. Ish-notari i madh, Aleksandër Oen, nuk po nisej për të fituar një tjetër medalje në Olimpiadë apo Botëror, por bëhej gati të përshkonte rrugën e tij të fundit, atë pa kthim. Qyteti i Oigardenit nuk i la mangut asgjë nga nderimi i duhur, ndërsa flamujt valëviteshin dhe zëri i këngëtares Kristinë Gulbrandsen mbushte ajrin. Oen vdiq gjatë stërvitjeve në Amerikë, i goditur nga ataku në zemër, ndërsa e dashura e tij, Anja Johansen, i jep lamtumirën.
“I dashuri im. Ne ishim për njëri-tjetrin dhe unë të dua. Po them sot ato fjalë që më the kur ti mbylle sytë. Natën e mirë, dashuria ime. Pres që të fle sërish pranë teje”, u shpreh ai.
Ministrja norvegjeze e kulturës, Aniken, Huitfeld, vlerëson të dy aspektet e kampionit Oen.
“Ai la shenjë. Por, Aleksandri ishte shumë më tepër se një sportist i madh. Ai ishte një njeri i shkëlqyer, gjithnjë i gatshëm për të ndihmuar. Ai do të jetë gjallë tek ne me kujtimet, por edhe me vlerat për të cilat luftoi”, nënvizoi Huitfeld.
Tashmë, Aleksandër Oen, del nga skena, del si kampion, por pas një tragjedie. Kurorat dhe lulet një ditë do të thahen, por jo kujtimi i sakrificave, shkëlqimit dhe karakterit të tij të shkëlqyer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›