E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis, rikthehet Xhastin Henin Harden

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht vetë tenistja: “Nuk mund të duroja më. Tani jam mjaft e lumtur dhe në të njëjtën kohë e kënaqur t’ju jap lajmin se së shpejti do të rikthehem të luaj,”- tha 27-vjeçarja.

Ajo shtoi më tej se do marrë pjesë në sezonin 2010 dhe objektivi kryesor është turneu i Australian Open.

Henin, fituese e 41 titujve, midis të cilëve 7 grand slem, u tërhoq nga tenisi më 14 maj të vitit të kaluar, në momentin që ishte ende numri një i botës.

“Kam humbur pasionin për këtë sport,”- u justifikua ajo në atë kohë. Por tani ka ndryshuar mendje. Mesa duket, tërheqja e raketës për të ka qenë shumë e fortë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›