Berisha-Ivanovit: Enciklopedia përmban një qëndrim absurd
Gjatë bisedës, të dy personalitetet rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet të dy vendeve, si dhe vendosmërinë e palëve për t’i forcuar e zgjeruar ato dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat edhe më tej, në të ardhmen.
Kryeministri Berisha theksoi se publikimi së fundmi nga ana e Akademisë Maqedonase i një Enciklopedie, e cila falsifikon historinë, është një qëndrim absurd dhe i pa pranueshëm. Duke qenë se Akademia është një institucion i Republikës së Maqedonisë, ndërhyrja e autoriteteve të lartë maqedonas me një qëndrim të qartë ndaj këtij problem, do të ishte e domosdoshme, për faktin se askush nuk mund të ndërtojë identitet bazuar mbi falsifikim të historisë. Lidhur me këtë çështje, Presidenti Ivanov tha se, sapo të kthehej në Shkup, do përpiqet të ndikojë në këtë çështje.
Kryeministri e njohu Presidentin me vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të kompletuar lidhjen hekurudhore me Maqedoninë dhe i bëri me dije se rruga e Arbrit, që po ndërtohet nga qeveria shqiptare, shkurton distancën me Shkupin rreth 100 km.
Integrimi evropian është një tjetër fushë ku mund të rritet bashkëpunimi dhe Maqedonia është e gatshme t’i ofrojë Shqipërisë përvojën, në veçanti për sa i përket përgatitjeve për statusin e vendit kandidat për anëtar në BE. Duke e përgëzuar Kryeministrin Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Presidenti Ivanov u shpreh se vend i tij ndihet shumë krenar për këtë arritje të popullit fqinj e mik shqiptar.