Tension dhe sharje në dhomat e zhveshjes në supersfidën ndërmjet Dinamos e Tiranës
Sharje, shtyrje dhe grushte të evituar: tensioni pushtoi dhomat e zhveshjes, pas derbit të luajtur të dielën në "Qemal Stafa" ndërmjet Dinamos dhe Tiranës. Është dashur vetëm ndërhyrja e policisë, e cila nuk lejoi që situata të degjeneronte dhe të dilte jashtë kontrollit. Sipas burimeve pranë skuadrave kryeqytetase, mësohet se pas fërshëllimës finale të gjyqtarit Sokol Jareci, lojtarët dinamovitë kanë provokuar me fjalë dhe gjeste rivalët e tyre bardheblu. Por, euforia e tyre nuk është pritur mirë nga titullarët e kampionëve të Shqipërisë, të cilët janë vërsulur për të goditur me grushte kundërshtarët, duke reaguar në këtë mënyrë ndaj sharjeve dhe ofendimeve. Megjithatë, forcat e shumta të rendit që ndodheshin në ambientet e brendshme të stadiumit reaguan mjaft shpejt, duke shmangur një sherr masiv, që do të shfaqte dhunën edhe në tempullin e futbollit në vendin tonë, në sytë e drejtuesve më të lartë të FSHF-së.
Me fitoren 2-1, blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça u konfirmuan si pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion, ndërsa Tirana vazhdon të jetë në krizë. As largimi i kroatit Ilija Lonçareviç nuk u ka shërbyer bardhebluve, që pas shtatë javëve të para të kampionatit e shohin veten 11 pikë larg kreut të klasifikimit. Tensioni në fushë ishte mjaft i madh dhe kartoni i kuq i Migen Memellit, për reagim të nxituar ndaj Malakarnes kur kronometri tregonte 14 minuta lojë, mund të cilësohet vetëm "maja e ajsbergut". Shtatë kartonë të verdhë (dy të Gentian Muçës që u konvertuan në karton të kuq) janë treguesi më i qartë për atë që ndodhi. Portieri veteran i Tiranës, Blendi Nallbani, ka pasur "fërkime" të shpeshta me dinamovitin Fatjon Sefa, autorin e golit të dytë të bluve. Kjo ka qenë edhe "shkëndija" e cila ka ndezur polemikat në përfundim të ndeshjes, gjatë hyrjes në dhomat e zhveshjes, kur sulmuesi e ka tepruar me fjalët. "Ua f...", "tani mbajeni k...", ishin disa prej batutave të Sefës, të cilat nxitën reagimin e Nallbanit. "Gardiani", por edhe disa lojtarë të tjerë bardheblu janë hedhur në kundërsulm, por në vend të fjalëve ata preferuan të përdornin duart. Aty për aty u krijua një rrëmujë e vërtetë dhe policia, por edhe shumë lojtarë dinamovitë ndërhynë për të ulur gjakrat. Por, sikur të mos mjaftonte kjo, plasi edhe konflikti ndërmjet mbrojtësit Tefik Osmani dhe sulmuesit Elis Bakaj, të cilët kanë shkëmbyer sharje nga më të rëndat. "Gjithçka ka ndodhur në sytë e zyrtarëve të federatës dhe shefit të garave, Ilir Shulku. Me gjithë prezencën e tyre, futbollistët dukej se nuk shqetësoheshin, pasi në ato momente situata ishte shumë e tensionuar. Pas ndërhyrjes së policisë, stafeve teknike dhe lojtarëve nga të dyja kampet gjithçka përfundoi", pohuan burime të pranishme në dhomat e zhveshjes.
e. kodheli