James Cameron: "Krijuesi i botëve"
Oqeani është shtëpia e tij. Toka është uji. Regjisori James Francis Cameron ka edhe një botë tjetër përveç kinemasë: detin. Përmes filmave "Titanic" dhe "The Abyssha", është munduar të shpalosë të gjithë talentin e tij. "Bukuria e universit nënujor më ka tërhequr që kur isha i vogël. Jacques Cousteau ishte personi i parë që më bëri të shokohesha. Ishin pamje të imagjinueshme. Ishte e ardhmja, e tashmja, e vërteta e këtij planeti. Kur isha 16 vjeç e çmendja çdo ditë babain, derisa më regjistroi në një shkollë zhytësish. Isha i vetmi në qytet që praktikoja këtë lloj sporti, edhe pse jetonim mijëra kilometra larg oqeanit". Në fakt, Cameron jetonte shumë pranë ujëvarës së Niagarës, që edhe pse jo shumë e përshtatshme për zhytje, të ngacmonte jashtëzakonisht fantazinë. Thuhet se prej andej e ka zanafillën edhe dëshira për t‘u zhytur. "Aty kanë lindur të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia. Më tërhiqte shumë uji. Kur isha fëmijë, qëndroja i mahnitur para atij mali të lëngshëm. Fëmijërinë e kam kaluar në Kapuskasing, një qytet me dymijë banorë, ku edhe kam lindur më 16 gusht të vitit 1954. Jetoja vetëm katër milje larg ujëvarës. Zhytjet e para më është dashur t‘i bëj në një lumë kanadez, shumë i ftohtë, që përshkonte qytetin. Më shumë se një zhytje, ishte një eksplorim hapësinor". Fakti që mund ta çudisë spektatorin është se në filmat e tij është gjithmonë i pranishëm uji. "Deti nuk më ka braktisur kurrë, as atëherë kur u diplomova për fizikë në Universitetin e Kalifornisë. Për të mbajtur veten, në fillim punoja si mekanik dhe shofer, edhe pse qëllimi im ishte kinemaja, që fillova ta praktikoja përmes rrugëve të ndryshme". Pastaj, që nga ai moment filloi të ndërthurte kinemanë me oqeanet: "Po nuk ka pasur film që unë të mos jem zhytur. Mund të kem kaluar nëntë mijë orë nën ujë. Ndihesha krejtësisht i qetë atje poshtë, njësoj siç jam në tokë. Të gjithë filmat që kam realizuar, vetëm ose me të tjerë, kanë lidhje me ujin. Në këtë rast e kam fjalën për filmin ‘Strange Days‘, ku Ralph Fiennes dhe Angela Bassett duhet të dalin nga një limuzinë e fundosur në ujë". I vetmi film që nuk ka lidhje me ujin është "Terminator". "E korrigjova gabimin me ‘Terminator 2‘, i cili ka dy sekuenca nënujore. Gjatë xhirimeve të filmit ‘The Abyss‘, kur ishte momenti për të zëvendësuar bobinën, nuk dilja në sipërfaqe, por prisja nën ujë. Madje më ka ndodhur edhe të më zërë gjumi në kabinën e komandimit. Kur xhirimet ishin gati, vinin dhe më zgjonin".
A ju kanë shërbyer ndopak në kinema diplomimi në fizikë dhe ndihma që i keni dhënë babait tuaj inxhinier? "Në filmat e mi, yjet e vërtetë nuk janë të dukshëm, si tek ‘Avatar‘, që kamera dixhitale është 3D HD (tredimensionale ‘high definition‘). Këtë lloj kamere arrita ta perfeksionoja brenda gjashtë vjetëve punë. Gjithashtu është testuar edhe nga regjisorë të tjerë, si dhe është përdorur në shumë filma të suksesshëm, për shembull ‘Udhëtim në mes të tokës‘, 3D. Tani e menaxhojnë Steven Spielberg dhe Peter Jackson. Për ta realizuar më ka ndihmuar inxhinieri Vince Pace, drejtori i fotografisë së filmit ‘Avatar‘, i cili ka bashkëpunuar edhe për xhirimet nënujore të dy dokumentarëve, ‘Ghost of the Abysse‘ dhe ‘Aliens of the Deep‘, realizuar gjashtë ose shtatë vite më parë. Në harkun kohor të 12 vjetëve, pra nga koha e realizimit të filmit ‘Titanic‘ e deri më sot, nuk kam qëndruar kot". Në "World Science Fiction Convention" Montreal, ku janë propozuar filmat e tij, është folur veçanërisht për "Avatar", si një etapë e re në historinë 3D dhe të efekteve speciale. "Kemi vënë në përdorim një sistem të sofistikuar, që lejon të verifikosh në kohë reale kombinimin mes lëvizjeve të aktorëve, të xhiruara me kamera 3D HD dhe skenografive virtuale në reliev. Kështu, me treqind milionë dollarë dhe katër vjet punë, arritëm ndërthurjen e parë mes një filmi dhe një videoloje, e para e menduar në 3D".
Në film, një luftëtar i vjetër i shekullit XXII hyn në një trup jashtëtokësori, për të përgjuar anijet e larta tri metra, banorët e planetit Pandora, armiqtë e pushtuesve të njeriut. "Gjithçka komplikohet kur ‘agjenti i infiltruar‘ dashurohet pas një vendase dhe do t‘i duhet të zgjedhë se për kë do të luftojë: për mbijetesën e tij, apo atë të jashtëtokësorëve. Pra edhe atij i ndodh si Di Caprio te ‘Titanic‘. Është një histori tjetër dashurie alla Romeo dhe Xhuljeta. Zakonisht kërkoj te njeriu fisnikërinë. Më magjeps heroizmi, kjo cilësi i bën njerëzit të duken më erotikë: heroi i ri nuk e vëren, por ka përmbushur një zgjedhje, një gjest, dhe janë të tjerët që do ta kuptojnë më pas vlerën. Fantazia ime mbi të nesërmen nuk është një mënyrë për të profetizuar të ardhmen, por për të reflektuar mbi të tashmen. Kjo vlen edhe për ngjarjet e shkuara. Titaniku nuk është katastrofa e një anijeje, por e një epoke: është anija e mbytur simbol i epokës amerikane, i revolucionit industrial, i 40 vjetëve kapitalizëm të shfrenuar, ku për herë të parë pasuritë e mëdha nuk ishin në duart e mbretërve, por në duart e njerëzve të thjeshtë. Paraja i kishte bindur njerëzit se ishte në gjendje të ‘mbyste‘ epidemitë dhe të dominonte mbi natyrën. Por mjaftoi një përplasje me një ajsberg për të shembur kështjellën e tyre të madhe. Sot jemi bombarduar nga mrekullitë e teknologjisë. Makineritë nuk gabojnë, njerëzit po, siç tregon edhe ‘Titaniku‘. Sot, me përdorimin e teknologjive të reja, kemi arritur ta ndryshojmë planetin tonë: nuk mund të kthehemi më prapa. Me apo pa dëshirë, jemi në bord dhe duhet të vazhdojmë udhëtimin".