Tension e frikë në avion, pilotëve iu bie të fikët
Share
Shock për pasagjerët e një Airbus A321 që fluturonte nga Londra drejt Glasgout. Pak pas nisjes, në një lartësi 6100 metra, piloti thërret me shpejtësi një stjuardesë për ndihmë.
Në kabinën e pilotëve të British Airways luhet drama. Pilotit dhe ndihmës-pilotit u ka rënë të fikët. Ata kanë pasur fillimisht marramendje.
Të dy burrave iu vendosën maskat e ajrit dhe u njoftua ulja e emergjencës në Heathrow, Londër.
Ende nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar këtë problem të njëkohshëm për dy pilotët.