E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension në Bulqizë, mblidhet komisioni i grevës

UPDATE- Situata në hyrje të minierës së Bulqizës është tensionuar sërish ne mbremje, ne kohen kur Permbarimi i ka kerkuar ndihme policise per ekzekutimin e vendimit te gjykates.

Nderkohe minatoret jane mbledhur ne nje takim urgjent me komisionin e greves, per te diskutuar per situaten aktuale, prej nga mesohet se mund te dilet me vendime te rendesishme.

Në Bulqizë kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe te tjera mesohet se qendrojne ne gatishmeri. Gjithe zona, jo vetem ne hyrje te minieres eshte e blinduar.

Vete minatoret kane marre te gjitha masat per izolimin e hyrjes dhe bllokimin e ashensoreve, per te penguar hyrjen e permbaruesve ne galeri, ku prej 26 ditesh ata qendrojne te ngujuar ne greven e urise.

Vendimi parashikon nxjerrjen nga ambientet e minierës të gjithë minatorët grevistë.

Situata aktuale pason ate te pasdites se sotme, kur përfaqësues të minatorëve dhe të Përmbarimit u përfshinë në një debat. Disa ditë më parë, ministria e Ekonomisë urdhëroi që të zbatohej vendimi i gjykatës dhë të nxirreshin nga greva minatoret, pasi nga amortizimi i tepërt i minierës së Bulqizës rrezikohet jeta e tyre.

Vetë minatorët janë shprehur se nëse do të tentohet nxjerrja me forcë e tyre, ata do të hapin tubacionet, veprim i cili rrezikon jetët e tyre.

Greva vazhdon, ACR: Gati të plotësojmë kerkesat

Kompania konçesionare ACR përsëriti sot gatishmërinë e saj për të plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve në mënyrë që të rifillojë menjëherë punë në minierë dhe të kthehet normaliteti.

Në një komunikim për shtyp, administratori Giga Bedineishvilli tha se kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla po pengon nënshkrimin e marrëveshjes mes kompanisë dhe minatorëve.

Më heret, Komisioni i Grevës në një mbledhje ka vendosur vazhdimin e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës.

Kreu i Konfederatës, Kol Nikolli tha se do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e minatorëve, duke shtuar, se minatorët nuk tërhiqen në asnjë nga kërkesate tyre. Minatorët shprehën gadishmërinë e tyre për të firmosur një aktmarrëveshje, duke ftuar përfaqësuesin e ACR-së në Bulqizë.

Sipas tyre, gjendja e minatorëve grevistë është mjaft e rënduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›