E Diel, 1 Nëntor 2026

Arkitekti austriak, Volfgang Priks: Piramida e Enverit, një formë prehistorike statike që s’i shërben Shqipërisë moderne

19-08-2011 / Gazeta 55

Gazeta austriake “Der Standard” i ka kushtuar një reportazh Piramidës dhe projektit për prishjen e saj. Gazeta citon kundërshtarët e prishjes së kësaj piramide, duke theksuar se ka edhe një peticion që i është dërguar presidentit. Gazeta ka pyetur edhe arkitektin e studios që ka fituar projektin për parlamentin, Volfgang Priks, i cili e quan Piramidën si prehistorike e thotë se piramidat e vërteta janë në Egjipt. “Unë e kuptoj që demokracia ka nevojë për një simbol të kulturës së diskutimit- projekti ynë shërben për këtë, ai e bën të dukshëm procesin e vendimmarrjes në një demokraci- por unë mendoj se piramida, që është një formë statike, nuk është e përshtatshme si forma që kemi ofruar ne- që është një kon dinamik. Përveç kësaj forma e Piramidës më duket shumë prehistorike, piramidat e vetme të sakta janë në Kajro”- thotë arkitekti Priks. Ai thotë gjithashtu se në dokumentet e konkursit për ndërtimin e kompleksit parlamentar, ishte parashikuar largimi i Piramidës nga aty pasi ajo është e rrënuar. Gazeta “Der Standard” shkon më tej kur thotë se brenda një viti Shqipëria do ketë parlamentin më modern në rajon dhe më gjërë. Në këndvështrimin e “Der Standard”, ndërtimi i kompleksit të ri parlamentar, korrespondon me celebrimin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›