4 minibashkitë e drejtuara nga PS, si njësi guerile, refuzojnë bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës
Megjithë procesin e gjatë zgjedhor, njësitë bashkiake kanë hyrë në normalitetin e zakonshëm. Shërbimet vazhdojnë në të gjitha zyrat e minibashkive. Por ato që shfaqin më shumë interes në këtë mandat, janë njësitë që drejtohen nga përfaqësues të opozitës, për shkak të mosnjohjes së mandatit të kreut të ri të bashkisë së Tiranës nga ana e saj. Krerët e majtë të minibashkive thonë se në punën e tyre në shërbim të qytetarëve nuk do të veprojnë politikisht, por raportet me bashkinë e madhe do të përcaktohen nga vetë kjo e fundit. Pavarësisht kësaj, edhe drejtuesit e majtë të minibashkive pavarësisht detyrimit ligjor për bashkëpunim me bashkinë e madhe, politikisht nuk e njohin procesin e zgjedhjes së kreut të ri të bashkisë Tiranë. Ata kanë munguar edhe në mbledhjen e parë që Lulzim Basha mbajti me drejtuesit e njësive së bashkive menjëherë pasi morri detyrën. Jashtë kamerave ata nuk fshehin dyshimin se në ndarjen e fondeve nga bashkia e kryeqytetit do të trajtohen njësoj me njësitë e tjera të drejtuara nga përfaqësues të mazhorancës. Në zgjedhjet e tetë e majit, opozita mori drejtimin e katër minibashkive përkundrejt shtatë të fituara nga mazhoranca.
...