E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension në Bulqizë, policia hyn në zyrat e ACR

UPDATE- Situata në hyrje të minierës së Bulqizës është tensionuar sërish ne mbremje, ne kohen kur Permbarimi i ka kerkuar ndihme policise per ekzekutimin e vendimit te gjykates.

Në Bulqizë kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe te tjera mesohet se qendrojne ne gatishmeri. Gjithe zona, jo vetem ne hyrje te minieres, eshte e blinduar.

Ne mesnate forcat e policise munden te marrin ne kontroll zyrat e ACR, duke synuar te zbresin edhe ne galeri. Perfaqesues te sindikates kane zhvilluar takim me perfaqesues te policise, por pa dale ne nje rezultat. Kreu i konfederates, Nikollaj gjate nje deklarate per mediat vizive ka akuzuar policine per ushtrim dhune pa asnje lloj arsyeje.

Vete minatoret kane marre te gjitha masat per izolimin e hyrjes dhe bllokimin e ashensoreve, per te penguar hyrjen e permbaruesve ne galeri, ku prej 26 ditesh ata qendrojne te ngujuar ne greven e urise.

Vendimi parashikon nxjerrjen nga ambientet e minierës të gjithë minatorët grevistë.

Situata aktuale pason ate te pasdites se sotme, kur përfaqësues të minatorëve dhe të Përmbarimit u përfshinë në një debat. Disa ditë më parë, ministria e Ekonomisë urdhëroi që të zbatohej vendimi i gjykatës dhë të nxirreshin nga greva minatoret, pasi nga amortizimi i tepërt i minierës së Bulqizës rrezikohet jeta e tyre.

Vetë minatorët janë shprehur se nëse do të tentohet nxjerrja me forcë e tyre, ata do të hapin tubacionet, veprim i cili rrezikon jetët e tyre.

Greva vazhdon, ACR: Gati të plotësojmë kerkesat

Kompania konçesionare ACR përsëriti sot gatishmërinë e saj për të plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve në mënyrë që të rifillojë menjëherë punë në minierë dhe të kthehet normaliteti.

Në një komunikim për shtyp, administratori Giga Bedineishvilli tha se kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla po pengon nënshkrimin e marrëveshjes mes kompanisë dhe minatorëve.

Më heret, Komisioni i Grevës në një mbledhje ka vendosur vazhdimin e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës.

Kreu i Konfederatës, Kol Nikolli tha se do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e minatorëve, duke shtuar, se minatorët nuk tërhiqen në asnjë nga kërkesate tyre. Minatorët shprehën gadishmërinë e tyre për të firmosur një aktmarrëveshje, duke ftuar përfaqësuesin e ACR-së në Bulqizë.

Sipas tyre, gjendja e minatorëve grevistë është mjaft e rënduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›