Kampioni i Belgjikes Racing Genk triumfon serish

Racing Genk është kampioni i ri i Belgjikës. Ky është triumfi i tretë në historinë e klubit që i dha fund dominimit të Aderlehtit në vitet e fundit në kampionatit belg. Genk e mbylli sezoni në vendin e parë të renditjes pas barazimit 1-1 kundër Standartit të Liezhit në ndeshjen e fundit të play-off.
Dy skuadrat grumbulluan 51 në fund të sezonit të rregullt në Belgjikë, por në përballjet e play-off, Genk bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe mjaftohej me një barazim në sfidën e fundit direkte. Megjithëse i majftonte vetëm një pikë, vendasit do ta kishin shumë të vështirë suksesin.
Standarti i Liezhit do të kalonte i pari në avantazh me mbrojtësin mangala, duke ia vështirësuar punën skuadrës së Genk. Kjo e fundit do të gjente barazimin në minutën e 77-të. I hedhur në fushë si zëvendësues sulmuesi nigerian Kennedy do të dërgonte topin në rrjetë, duke vulosur përfundimisht suksesin e Genk në këtë sezon të kampionatit belg të futbollit.
Ky është trofeu i tretë në historinë e këtij klubi që për herë të fundit e kishte fituar atë nbë vitin 1989. Ndërkohë skuadra që ka fituar më shumë herë titullin kampion në Belgjikë është Anderlehti që numëron 30 trofe në palmaresin e tij.
Nertan Prifti