E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kim Kardashian, nuse për herë të tretë

LOS ANGELOS-Babai i ri Kanye West i ka kerkuar Kim Kardashian që të martohet me të, vetëm disa ditë pasi ajo lindi fëmijën e parë të tyre.

Ylli televiziv e ka pranuar propozimin e tij dhe çifti po planifikojnë të martohen në Paris në shtatorin e këtij viti.

36-vjeçari ende nuk ka zgjedhur unazën e martesës por planifikon të shpenzojë 500.000 paund për një unazë dimanti.

Dyshja kanë shpenzuar më shumë se 100.000 paund per lindjen e Kim, ndersa ata ende po e mbajnë sekret vendin ku po banojnë së bashku me fëmijën e tyre.

“Kanye nuk ka kursyer për të bërë që Kim të ketë më të mirën gjatë qëndrimit në spital. Ai tani është i dashuruar me të më shumë se kurrë dhe mezi pret që të martohen”, ka thënë një burim.

Dasma e radhes vjen pasi Kim sapo ka finalizuar divorcin nga bashkëshorti Kris Humphries, martesë që zgjati vetëm 72 ditë.

32 vjeçarja gjithashtu ka qenë e martuar me producentin Damon Thomas për katër vjet, nga 2000 deri më 2004.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›