E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, Assange: Snowden ndodhet në një vend të sigurtë

LONDËR - Julian Assange deklaroi sot se ''Edward Snowden ndodhej në një vend të sigurtë dhe në gjendje të mirë shëndetësore''.

''Edward Snowden gëzon shëndet të plotë, ndodhet në një vend të sigurtë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me avokatët e tij'', u shpreh Julian Assange përmes një telekonference.

Ish-gjykatësi spanjoll, Baltasar Garzon është kontaktuar për të marrë përsipër mbrojtjen e Edward Snowden dhe njoftimin e dha po ai vetë, ku theksoi se kishte kërkuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të çështjes për ta shqyrtuar.

''Vetëm më pas do të vendos si do veproj, sepse deri tani nuk përfaqësoj asnjë prej interesave të tij'', theksoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›