E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në Kukës, pushtohet nënstacioni elektrik dhe bllokohet Rruga e Kombit pas ndërprerjes së energjisë

(E PERDITESUAR)- Për të disatën herë banorët e zonave rreth Kukësit, të cilat janë penalizuar për shkak se nuk paguajnë prej vitesh energjinë, pushtojnë nënstacionin në Rexhepaj të Kukësit. Autoritetet e CEZ janë detyruar të ndërpresin energjinë për të shmangur tragjedinë. Mësohet se mbi 150 banorë të zonave pranë Kukësit kanë pushtuar nënstacionin. Gjithë Kukësi ka mbetur pa drita.

Sikur të mos mjaftonte lënia e një qarku të tërë në errësirë, banorët e Komunës Shtiqën më pas kanë bllokuar edhe Rrugën e Kombit në të dy krahët e lëvizjes.

Kjo ka krijuar probleme të shumta dhe shumë makina janë bllokuar.

Edhe pse pushtimi i nënstacioneve është një veprim i paligjshëm, sërish policia nuk ka ndërhyrë.

Nuk dihet se si do zgjidhet problemi i këtyre zonave, që prej vitesh nuk paguajnë energjinë elektrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›