E Diel, 1 Nëntor 2026

TMERR në Tiranë, grabitësit tentojnë tu marrin varësen, vrasin një grua, plagosin të motrën

(E PERDITESUAR)- Nuk sos tmerri i ditëve të verës në Tiranë. Një ngjarje horror është shënuar në orët e pasdites kur një grua është qëlluar për vdekje nga grabitësit e një bande adoleshentësh, ndërsa është plagosur vajza e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi tek Fusha e Aviacionit. Viktima është Fatbardha Tafa, 37 vjeç, kurse e plagosur ka mbetur motra e saj, Lumturie Gjana.

Hajdutët tentuan të merrnin varëset e tyre.

Të pranishëm në momentin e sulmit kanë qenë edhe fëmijët më të vegjël të viktimës. Paniku dhe tmerri që kanë parë me sy është i papërshkrueshëm.

Ulërimat dhe thirrjet për ndihmë kanë alarmuar edhe banorët e zonës, të cilët i kanë ardhur në ndihmë grave, ndërkohë që sipas dëshmitarëve grabitësit janë larguar me një motorr.

Fatbardha ka gjetur vdekjen menjëherë pasi mendohet se thika i ka prekur zemrën.

Banorët janë ankuar vazhdimisht nga prania e bandave të hajdutëve adoleshentë në këtë zonë. Por ndërkohë krimet e vjedhjes në Tiranë janë bërë aq të shumta e zakonshme, sa tashmë policia duket se ia ka varur kësaj çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›