Tension në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë
Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press”, Komitetet e Koordinimit Lokal të Sirisë, theksuan të enjten se tanket kishin hyrë në Khirbet Al-Jouz dhe snajperët ishin vendosur mbi çatitë e shtëpive.
Informacionet e mbledhura nga e përditshmja turke “Today’s Zaman” bëjnë me dije se së fundmi rreth 600 sirianë kanë kaluar kufirin. Me refugjatët e fundit, numri i refugjatëve sirianë në Turqi ka arritur në 10 824.
“Today’s Zaman” po ashtu informon se trupat siriane, të cilat janë shtuar shumë në numër përgjatë kufirit turko-sirian, kanë shkatërruar fshatrat e braktisur në Siri. Ata po ashtu po patrullojnë në zonë në mënyrë që të ndalojë shkeljen e kufirit nga sirianët që i ikin dhunës në vend.
Një flamur turk i vendosur në një kullë në pjesën siriane të kufirit është ulur nga ushtria siriane duke u zëvendësuar me një flamur sirian, çka ka rritur tensionet. Zyrtarët e të dyja palëve nuk janë prononcuar ende lidhur me incidentin.
/Start/F. Prroni/
2011-06-23 18:31