Mullen: Tërheqja nga Afganistani është me rrezik!
Admirali Mullen theksoi se lënia e trupave në vend ishte “më e sigurt” por shtoi se ai e mbështeste vendimin e presidentit Obama.
Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, theksoi se Obama ka mbajtur premtimin për të filluar tërheqjen nga mesi i korrikut 2011.
Të mërkurën, Presidenti Obama shpalli planin për tërheqjen e 33 mijë trupave amerikane nga Afganistani deri në shtator të vitit 2012.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes në ikje, Robert Gates bëri me dije se Presidenti kishte marrë parasysh zbehjen e mbështetjes së brendshme politike gjatë marrjes së vendimit, raportoi AFP-ja.
Presidenti afgan, Hamid Karzai mirëpriti vendimin, teksa talebanët e quajtën këtë vetëm “simbolik” dhe u zotuan se do të vijojnë luftën deri në largimin e plotë të trupave të huaja nga Afganistani.
Pas dorëheqjes se 33 mijë trupave deri në shtatorin e vitit 2012 në Afganistan do të mbeten edhe 68 mijë trupa të tjera amerikane. Ata planifikohet të tërhiqen gjatë vitit 2013 nëse forcat afgane janë në gjendje të marrin përsipër sigurinë.
/Start/F. Prroni/
2011-06-23 19:57