E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakteri E.Coli, arrin në 43 numri i viktimave në Europë

GJERMANI- Ka arritur në 43 numri i viktimave në Europë nga bakteri E.Coli. Lajmi është konfirmuar nga qendra gjermane për kontrollin e sëmundjeve, sipas së cilës tashmë numërohen 42 viktima vetëm në Gjermani, nga 39 që numëroheshin një ditë më parë. Ndërkohë personi i 43-të ka vdekur në Suedi.

Nuk është ende e qartë se kur kanë ndodhur tre vdekjet e fundit. Megjithatë autoritetet gjermane pohojnë se numri i infeksioneve të reja ka rënë ndjeshëm në dy javët e kaluara.

Qendra për kontrollin e sëmundjeve deklaron se janë 3688 persona të sëmurë në Gjermani, përfshirë këtu 823 vetë që vuajnë nga një komplikacion që mund të cojë në dëmtimin e veshkave. 114 raste të tjera janë raportuar në vende të ndryshme të Europës. Burimi i bakterit E.coli u zbulua të ishte një fermë perimesh në jug të Gjermanisë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›