Tension në veri, serbët sulmojnë shqiptarët, 3 plagosen
MITROVICË- Pas vendimit të forcave të KFOR për të larguar barrikadat e ekstremistëve serbë nga veriu i Kosovës, situata atje mbetet e tensionuar. Mediat kosovare raportojnë sot për një tjetër sulm të serbëve, por këtë herë ndaj qytetarëve shqiptarë.
Sajti Kosovapress raporton se sot rreth orës 11:00 në vendin e quajtur Qeshmellug në Lagjen e Boshnjakëve dhjetëra shqiptarë janë sulmuar me armë nga grupet ekstremiste serbe. Nga ky sulm rezultojnë të plagosur 3 shtetas, ndërsa 3 të tjerë janë zhdulur
“Kanë qenë rreth shtatë ekstremistë serbë, të cilët të maskuar me tri vetura dhe kanë shtënë me armë zjarri ndaj shqiptarëve që ishin duke punuar në kuadër të një projekti të USAID-it për pastrimin e lumit Ibër”, shkruan Kosovapress.
Situata shkoi drejt përkeqësimit dje kur forcat e KFOR-it iu kundërpërgjigjën sulmit me armë të ekstremistëve serbë, të irritur për heqjen e barrikadave. Dje u raportua për 4 policë të KFOR-it të plagosur dhe për 17 civilë serbë.
(m.a/BalkanWeb)