Tension para KQZ, mbështetës të PS konfrontohen me policinë
Tension jashtë ambjenteve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku mbështetës të Partisë Socialiste tentojnë të kalojnë kordonin e uniformave blu të vendosura para godinës së KQZ-së.
Mbështetësit e PS-së po konfrontohen me forcat e policisë të cilët nuk i lejojnë të hyjnë brenda ambjenteve të KQZ-së.
Turma e njerëzve ku mes saj edhe deputetë të PS-së është duke shtyrë kordonin e policisë të vendosur para godinës të KQZ-së ndërsa dëgjohen edhe thirrje kundër qeverisë dhe në mbështetje të kandidatit të PS-së Edi Rama.
Ndërkohë mësohet se është lënduar një nga punonjësit e policisë I cili është larguar menjëherë nga kolegët e tij për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon me hapjen e kutive dhe numërimin e votave të hedhura gabimisht në kutitë e gabuara.