E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension para derbit të finales së Kupës së Italisë, Roma-Lacio

ROME-Sërish tension në prag të ndeshjes derbi Roma-Lacio, që do të luhet në orën 18:00, ndeshja finale për Kupën e Italisë. Shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta janë gjetur në dy thasë, të cilët ishin fshehur poshtë urës “Duca D’Aosta”, shumë afër stadiumit “Olimpiko” të Romës, ku do të luhet kjo finale. Rreth 20 sende të forta janë gjetur nga policia, e cila ka kontrolluar zonën që në mëngjes, duke mbyllur edhe trafikun dhe devijuar shumë linja të autobusëve dhe makinave të tjera.

Në stadium janë të gatshëm 2 mijë forca policie, që do të garantojnë mbarëvajtjen e kësaj ndeshje. Gjithsesi, tensioni në një ndeshje të tillë është i madh, edhe pse ka rreth 1 muaj që po bëhet thirrje për qetësi. Pikërisht për të shmangur errësirën është menduar ora 18:00, pasi herën e fundit kur e ndeshën këta dy ekipe pati të plagosur me tifozëve, teksa u therrën me thika.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›