E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon kriza e KQZ-së, Berisha hedh poshtë mundësinë e riformatimit

berisha-elbasanElbasan – Nuk ka asnjë shpresë që në seancën parlamentare të jashtëzakonshme që do të mblidhet të enjten, me kërkesën e kreut të mazhorancës Sali Berisha, të përfshihet në rendine  ditës edhe kriza e KQZ-së.

Ndryshe nga çkishte shpresuar dhe sugjeruar edhe ambasadori amerikan, i cili tha se palët duhet të përfitojnë nga kjo seancën ku do të bëhet miratimi i tre ligjeve të integrimit, për të konstituuar edhe Komisionin Qenderor të Zgjedhjeve, Berisha nuk e ka fare në axhendë këtë çështje.

I pyetur nga gazertarë në Elbasan gjatë një bashkëbisedimi, lidhur me mundësinë e riformatimit të KQZ-së, kryeministri Berisha devijoi duke i mëshuar faktit se qeveria e tij ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara dhe se për KQZ-në ai tha se ka vetëm një rrugë, që është zbatimi i ligjit.

Ashtu sic nuk e ka përmendur në shkresën e tij dërguar Kryetares së Kuvendit, Topalli, për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme ditën e enjete, Berisha nuk la asnjë shteg se në këtë seancë të mund të shtrohet për zgjidhje edhe kriza e KQZ-së, e cila ka mbetur tashmë në ngërç, pasi ka vetëm katër nga shtatë anëtarë që duhet të kishte.

Ligjet e Shqipërisë janë shumë të mira, unë dëgjoj me shumë respekt mendimet e miqve, por detyra ime është të zbatoj ligjin. Shqipëria ka institucione demokratike, janë larg të qenit të përsosura, por nuk ka zëvendësim për to. Kur fillojnë me bo gjykatësin kushtetues, gjykatësin e lartë apo të faktit, unë them se nuk respektojnë veten e tyre. Kushdoqoftë!. Ky është shtet i bazuar në ligje. Askush nuk ka mandat të interpretojë ligjet e një vendi tjetër, apo të marrë atributet, sepse mënyra sesi funksionojnë qeveritë e vendeve të lira është e mrekullueshme,- tha kryeministri.

Pas thirrjeve të Ilir Metës për të votuar tre ligjet, kryeministri ra dakord të bëhet votimi i tyre në Kuvend dhe kërkoi sot mbajtjen e një seance më datën 30 maj. Arvizu e përshëndeti këtë gjë dhe tha të bëhen përpjekje për konstruktuimin e KQZ-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›