E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tensione mes aleatesh - Lufta antiterror e SHBA ne Pakistan

Avione pa pilote goditje nga ajri e ne te ardhmen ndoshta edhe trupa tokesore Opinionin pakistanez eshte shqetesuar. Ai ka frike nga mundesia qe lufta e Afganistanit te transferohet edhe ne territorin e Pakistanit.

Pakistani reagon

Pakistani ka reaguar me nje sensibilitet te shtuar ndaj shkeljeve te fundit te hapesires ajrore prej trupave te NATO-s te stacionuara ne Afganistan. Helikopteret e NATO-s kane goditur te enjten 30.9. trupat tokesore pakistaneze dhe kane vrare tre ushtare. Burimet e NATO-s thone se helikopteret jane sulmuar me pare nga territori i Pakistanit dhe jane detyruar te kunderpergjigjen ndaj ketyre sulmeve. Ministri i Brendshem i Pakistanit Rehman Malik ka kercenuar me pasoja.

Puna nuk do te perfundoje vetem me denimin e ngjarjes. Do te shkohet edhe me larg sepse ne thjesht nuk do te lejojme asnje lloj sulmi ndaj trupave tona kufitare apo ushtareve. Ne duhet ta dime se cfare raportesh kemi jemi aleate apo armiq

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kaos dhe dhune ne Pakistan

Terroristet veprojne nga territori pakistanez

Helikopteret jane vetem nje pjese e problemit sepse NATO dhe ne vecanti SHBA per nje kohe te gjate jane teper te frustruar per shkak te perdorimit prej talibaneve te territorit pakistanez si baze per sulme ndaj trupave nderkombetare ne Afganistan. Ata jane pozicionuar madje jo vetem ne zonen kufitare por edhe ne brendesi te Pakistanit.

Problemi tjeter eshte fakti qe trupat pakistaneze nuk po e luftojne rrjetin Haqqani ne Vaziristan i cili eshte i afert me talibanet. Nderkohe qe jane shtuar zerat qe pohojne se ne Pakistan po sterviten edhe pjesetare te rrjetit terrorist Al Kaida per sulme ne Evrope dhe SHBA.

SHBA i merr gjerat vete ne dore dhe nderhyn ne Pakistan

Gati cdo dite shenohen sulme te avioneve amerikane pa pilote. Gazeta New York Times njofton edhe per mundesine e nderhyrjes se shkurter te trupave amerikane tokesore ne territorin pakistanez.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Islamiste sulmojne nje autokolone te NATO-s ne Quetta Pakistan. 6.10. 2010.

Ish-ambasadori amerikan ne Pakistan William Milam beson se nderhyrja me helikopterre nuk ka te beje shume me mundesine e sulmeve terroriste ne shtetet perendimore.

Mendoj se kjo ka me shume te beje me Afganistanin. Sa i perket raporteve per mundesine e sulmeve te Al Kaides ato mund te sulmohen me avione pa pilote kur konstatohet se eshte mbledhur nje numer i caktuar i te dyshuarve. E ketu kemi te bejme me ndjekjen e talibaneve e ndoshta edhe te pjesetareve te grupit Haqqani ne afersi te kufirit.

Lufta mund te perhapet edhe ne Pakistan

Per ekspertin pakistanez per ceshtje sigurie Talat Masood gjendja eshte alarmante.

Qeveria dhe ushtria jone duhet te informojne popullin se a ekziston me te vertete nje marreveshje me amerikanet per nderhyrje ne territorin tone. Nderkohe eshte bere e qarte qe SHBA-ja dhe NATO po e shtrijne luften e tyre edhe ne Pakistan. Kjo eshte shume e rrezikshme dhe mund te kete pasoja drastike ne Pakistan.

Qeveria pakistaneze ka nje mjet shume te mire per presion ndaj SHBA-se te cilen e ka perdorur menjehere Prej te enjtes se kaluar eshte mbylluar kalimi kufitar Torkham neper te cilin behet furnizimi i trupave te NATO-s. Tri te katertat e furnizimit te trupave nderkombetare behen permes territorit te Pakistanit. Sulmet ndaj konvojeve te NATO-s ne Pakistan jane shume te shpeshta. I fundit ndodhi te henen.

Mirepo Pakistani varet prej ndihmave amerikane

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gati cdo dite shenohen sulme te avioneve amerikane pa pilote

Ai nuk mund te ndermarre te gjitha masat qe i ka ne dispozicion. Ne fundjave ambasadori pakistanez ne Uashington Hussain Haqqani tha se kalimi kufitar do te hapet brenda nje jave. Edhe William Milam eshte i bindur se konflikti nuk do te pershkallezoje.

Besoj se ushtria pakistaneze e ka pare se shume gjera qe po bejme dhe qe duam ti bejme jane ne interesin e tyre. Por qeveria dhe ushtria duhet te kene parasysh edhe disponimin antiamerikan ne opinion. Prandaj duhet te reagojme disi ndaj shkeljeve te kufirit dhe sulmeve nga ajri.

SHBA-ja megjithate duhet te kete kujdes thekson Milam. Pikerisht per faktin qe qeveria pakistaneze ka pranuar ne heshjte programin e CIA-s per avione pa pilote Uashingtoni do te duhej qe te mos keqperdore miresjelljen e Islamabadit. shte nje sekret i hapur qe shume avione pa pilote qe sulmojne objektiva ne Pakistan jane te vendosura dhe veprojne nga territori pakistanez.

Autor Thomas Brthlein/Bahri Cani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›