Vdiq Norman Wisdom - Pitkini

Vdiq ne moshen 95 vjecare aktori humorist britanik Norman Wisdom i njohur edhe si Pitkini.
Wisdom-i u be i famshem me filmat e tij humoristike ne vitet 1950-1960 ku luante rolin e njeriut te cilin nuk e marrin seriozisht dhe te percmuar nga shoqeri por qe ne fund triumfon perballe kundershtareve. Charlie Chaplini e ka quajtur Wisdomin kllounin e tij te preferuar. Ne Britani ai konsiderohet nje nga personazhet me te qendrueshme te komedise britanike BBC.
Citohet fama ne Shqiperi
Shume agjenci perendimore lajmesh citojne krahas njoftimit se Wisdom nderroi jete i qete ne Isle of Man edhe faktin se fama e tij arriti deri ne Shqiperi. Ai u kthye ne nje figure kulti ne Shqiperine komuniste shkruajne agjencite Rojter dhe AFP ku filmat e tij qene nder te paktet prodhime kulturore te Perendimit qe lejoheshin te shfaqen ne televizor. Norman Wisdomi e vizitoi Shqiperine ne vitin 1995 pas renies se komunizmit. Agjenti i tij per 30 vjet Johnny Mans e kujton kete vizite ne Shqiperi
Ishte e krahasueshme me dalldineper Bitellsatadhurimiper te ne Shqiperi thote ai. Edhe burrat i afroheshin dhe e puthnin.
Ambasadori i Shqiperise ne Britanine e Madhe Zef Mazi u shpreh me kete rast
Ai ishte shume i njohur per kedo qe nga me te rinjte e deri me te vjetrit dhe na bente te qeshnim ne nje kohe ne kohen e komunizmit ku nuk kishte shume gjera per te qeshur.
Njeriu ka pak nevoje per humor femijeBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sir Norman Wisdom 2005
Wisdomi edhe kercente kendonte dhe luante vegla muzikore por qe komedia me te cilen ai fitoi zemrat e miliona veteve.
Komedia ime eshte per femije nga mosha tre ne 93 vjec. Njeriu ka nevoje per nje lloj humori pak si femija dhe nese nuk e ka kete aftesi eshte shume keq tha njehere ai.
Pas nje femijerie te varfer ne Londer Wisdom u fut ne ushtrine britanike si djale i ri. Per here te pare ai pati mundesine te ushqehej aty si duhet dhe te zhvillonte talentin e tij per te zbavitur te tjeret. Nga ushtria ai u largua ne vitin 1946 duke e filluar karrieren profesioniste si humorist ne moshen 31 vjecare. Ngjitja e tij dhe kthimi ne nje nga artistet me te njohur britanike qe shume e shpejte. Karrieren artistike e ai perfundoi zyrtarisht kur mbushi 90 vjec.
Ai luajti 19 filma televizive dhe nje sere komedish televizive. Mbreteresha Elisabeth II i dha atij titullin sir. Filmat e tij perfshijne Probleme ne dyqan Trouble in the store per te cilin ai mori nje cmim BAFTA dhe ne vitin 1966 ai u propozua per mimin Tony Tony Award per rolin e tij ne komedine muzikore Eci i lumtur Walking happy
Autor Auron Dodi/ rtr/afpe
Redaktoi Esat Ahmeti