Tensione në Mitrovicë, serbët sulmojnë gazetarët shqiptarë
MITROVICË- Gazetarë të mediave shqiptare të Kosovës, Kosovapress, Rtv 21, KTV, RTK, Koha Ditore etj., janë provokuar dhe sulmuar nga një grup serbësh të hënën pasdite në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.
Siç raporton Kosovapress, për fat të mirë, menjëherë kanë ndërhyrë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke parandaluar këtë sulm të grupeve kriminale serbe mbi gazetarët shqiptarë.
Tensione në Mitrovicë, serbët sulmojnë pikën e policisë së Kosovës
Ora: 14:16 - Tensionohet situata në Mitrovicë. Mediat kosovare shkruajnë sot se grupe kriminale serbe kanë sulmuar pikën e kontrollit të policisë kosovare të vendosur në veri të Mitrovicës, në zonë e ‘Tre rrokaqiejve’ pas incidentit me eksploziv të ndodhur një ditë me parë, ku humbi jetën Selver Haradinaj dhe u plagosën pjestarët e familjes së tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13: 00. Raportohet se rreth 200 serbë u grumbulluan aty me të marrë vesh lajmin se ajo do jetë pikë statike kontrolli.
Mediat kosovare shtojnë gjithashtu se në këtë pikë ndodheshin vetëm dy policië kosovarë, të cilët nuk mund të zmbrapsnin turmën e irrituar.
Kontejneri i Policisë së Kosovës, si pikë statike, në atë vend është vendosur me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepit.
(ma.ar/BalkanWeb)