Tiranë, rikthehen grabitjet me armë, 2 kazino në 24 orë
TIRANE - Dy javë pas ngjarjes së rëndë, ku u vra arkëtarja e një banke dhe u plagos roja e sigurisë, rikthehen në kryeqytet grabitjet me armë zjarri.
Një tjetër ngjarje është shënuar pasditen e sotme në një kazino në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një shumë parash.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre dhe është vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes, i cili u largua në drejtim të paditur. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit.
Sipas policisë, gjatë grabitjes nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa grabitësit kanë mundur të marrin vetëm një shumë të vogël parash.
Mbrëmjen e së dielës u grabit një kazino pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, ku një person me maskë ka marrë, nën kërcënimin e armës, një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra. Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
VIKTOR GUSHI
Më 29 mars, policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e shtetasit Viktor Gushi, i cili rezulton të jetë autor i 16 veprave kriminale, në vitet 2008-2012, kryesisht në Tiranë, që kanë të bëjnë me vjedhjen e disa filialeve të bankave dhe pikave të grumbullimit të parave në degët e Ujësjellësit dhe CEZ-it.
Gjatë tentativave për grabitje Gushi ka shkaktuar 2 viktima, arkëtaren e NGB Bank, Eleonora Kaloçi dhe argjendarin Rrapo Sinanaj në rrugën “Ferit Xhajko”, si dhe ka plagosur disa persona të tjerë. Sipas policisë, të gjitha veprat kriminale janë të dokumentuara, të faktuara dhe të pranuara edhe nga vetë autori.
Viktor Gushi u arrestua në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, vetëm 48 orë pas tentativës së vjedhjes me armë të filialit të NBG Bank pranë sheshit “Shtraus”, në Tiranë, ku si pasojë e përdorimit të armës mbeti i plagosur, roja i bankës, shtetasi Skënder Elmazi si dhe u plagos, duke gjetur vdekjen më pas në spital, punonjësja e bankës, shtetasja Leonora Kaloci.
(er.nu/BalkanWeb)