E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë: Policia arreston 7 zyrtarë për korrupsion

VLORE – Policia e Vlorës ka arrestuar 7 zyrtarë të institucioneve vendase ndërsa po heton në gjendje të lirë 21 të tjerë. Arrestimi i tyre u krye gjatë një operacioni antikorrupsion të zhvilluar në bashkëpunim me task forcën e ngritur enkas për këtë qëllim.

Të gjithë zyrtarët në fjalë akuzohen për shpërdorim detyre. Për momentin nuk janë bërë të ditur detaje të tjera rreth operacionit ndërsa një konferencë për shtyp e Policisë së Vlorës është njoftuar për rreth orës 17:15.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›