E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensione pas fuqizimit te Kushtetutes

Kushtetuta e Kosoves ilustron edhe nje hap te madh per kete shtet ende te pasigurt ne zemer te Ballkanit, por ky hap drejt legjitimitetit, edhe pse i pershendetur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara si hap drejt normalizimit, ndodhi ne mes te asaj qe shume diplomate e pershkruajne si "lemsh".

Ende nuk eshte arritur pajtimi i Rusise mbi transferimin e pergjegjesive nga Kombet e Bashkuara tek Bashkimi Evropian ne fushen e policise dhe sherbimeve administrative.

Misioni evropian, i cili nga Brukseli eshte pershkruar si thelbesor pas shpalljes se pavaresise, ende nuk ka filluar zbarkimin e rreth 2200 forcave te policise, te nevojshme per te shmangur dhunen midis shqiptareve dhe serbeve.

Optimistet thone se Kushtetuta do te pershpejtoje njohjen e Kosoves dhe ajo shihet si element jetesor per legjitimitet politik dhe per investime. Por, historia ne Ballkan asnjehere nuk eshte kaq e thjeshte.

Naten qe eshte nenshkruar Kushtetuta, Prishtinen e kishte kapluar nje atmosfere konfuzioni, e krijuar nga letrat qe Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon, u kishte derguar Presidentit te Kosoves dhe atij te Serbise. Letrat ofrojne dy interpretime te ndryshme mbi mandatin e ardhshem te Kombeve te Bashkuara. Shume zyrtare perendimore i shohin ato si koncesion torturues per te dyja palet dhe thone se Bashkimi Evropian thjesht duhet te veproje. "Askush nuk mund t'i pajtoje interesat e te dyja paleve", thote nje diplomat i mirenjohur. "Asnjehere gjerat mbi Kosoven nuk jane te lehta, por Kushtetuta eshte edhe nje hap tjeter perpara".

Albert Rohan, diplomat austriak, thote se Ban Ki Moon e pranon se situata ka ndryshuar me fuqizimin e Kushtetutes, por ai nuk ka qene ne gjendje te gjeje nje rruge terheqjeje per UNMIK-un. Ceshtja kryesore mbetet si te shtrihet autoriteti ne enklavat serbe, vecanerisht ne Mitrovice, edhe pse Kushtetuta mberthen ne vete masat qe sigurojne te drejtat e njeriut dhe shumekombesine ne baze te planit te Ahtisarit, nje dokument ky i cili qe perpunuar nga komuniteti nderkombetar, i cili u jep serbeve ne enklava qasje te pashembullt ne Beograd.

Diplomatet perendimore thone se Mitrovica eshte duke u kontrolluar aq ngushte nga serbet, saqe eshte veshtire te rifitohet kontrolli mbi te, pervec me force. Por, ajo qe do te shenonte nje perparim te madh per Kosoven si shtet, eshte integrimi teresisht paqesor i enklavave ne jug te vendit.

Publikuar dje ne “Christian Science Monitor”


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›