E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/ Parandalohet grabitja me maska e biznesmenit

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka parandaluar grabitjen e nje biznesmeni ne Katund te Ri. Uniformat blu kane arrestuar ne flagrance Juxhino Veizi, 28 vjec dhe Erion Ballhysa, 23 vjec, pasi ne baze te informacioneve te marra, pergatiteshin te grabisnin me arme nje biznesmen, emri i te cilit nuk u be i ditur. Gjate kontrollit te ushtruar ne autostraden Elbasan-Metalurgji eshte kryer ndalimi i automjetit tip TXI, me targe EL 9762 A, i drejtuar nga Veizi. Pas kontrollit te kryer ne bagazh, policia ka gjetur nje arme tip “Kallashnikov” dhe dy karikatore me fisheke, nje kapuc dhe nje xhup te zi. I ndaluari ka deklaruar se sendet e gjetura i ka marre ne shtepine e Ballhyses.

F.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›