E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan/ Dyshohen si trafikante droge, iu gjet pluhur ne makine

Ju gjet nje sasi e konsiderueshme pluhurash ne makine, dyshohen si trafikante droge. Zyra e Antidroges ne policine e Elbasanit ndaluan Emiliano Ramazanin, 28 vjec dhe Mikael Stefo, 22 vjec, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin, tip “Benz CDI”, me targe TR 0309 P, u gjet pluhur me ngjyre te verdhe dhe me ngjyre te bardhe. Operacioni u krye ne vendin e quajtur Kryqezimi i Spajkores, ne lagjen “5 Maji”. Gjate kontrollit te ushtruar specialistet antidroge mendojne se pluhuri eshte kokaine dhe heroine. Lenda e dyshuar do t’i nenshtrohet analizave te metejshme per te saktesuar llojin e pluhurit.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›