Me teper se vetem fjale
Nga Ban Ki Moon*
Kritiket shpesh i quajne Kombet e Bashkuara nje ¨dyqan llafesh¨ te 192 vendeve ku, duke thene ne menyre te paharrueshme, ¨se asnje ceshtje nuk eshte aq e vogel per t’u debatuar pafundesisht¨. Por OKB-ja reale, pothuajse e padukshme per publikun e gjere, eshte nje OKB e orientuar drejt veprimit. Kjo OKB reale ushqen 90 milione njerez ne me shume se 72 vende – duke formuar nje lidhje te holle midis njerezve te uritur dhe urise. Ajo kontribuon ne luftimin e semundjeve te tilla si rubeola dhe poliomeliti dhe vaksinoi 40% te gjithe femijeve te botes. Ajo ofron 2 miliarde USD ne vit per emergjencat qe lidhen me fatkeqesite natyrore dhe mban ushtrine e dyte me te madhe ne bote – nje force globale paqeruajtese prej 120000 burrash dhe grash, te cilet shkojne atje ku te tjeret nuk duan te shkojne.
Gjate udhetimeve te mia, shpesh ne vendet me te veshtira te botes, une gjithmone jam perpjekur qe te paraqes fytyra te reja prapa ketyre fakteve dhe te dhenave. Ne nje festival filmi ne Jackson Hole, Wyoming, kohet e fundit, une i prezantova disa prej tyre para skenaristeve dhe drejtoreve te filmave te Hollivudit, te cilet deshironin te mesonin me shume mbi OKB.
Nje prej tyre ishte nje grua e re kanadeze nga UNICEF, agjencia e OKB-se, e cila merret me mbrojtjen, mireqenien dhe te drejtat e femijeve ne te gjithe boten. Emri i saj: Pernille Ironside. Puna e saj: te shkonte me nje grup te vogel ne lindjen e eger te Republikes Demokratike te Kongos. Atje ajo eshte perballur me udheheqesit e luftes dhe u kerkoi qe te hiqnin dore prej ¨femijeve te tyre ushtare¨, djem dhe ndonjehere vajza jo me te reja se 8 ose 10 vjec, te cilet ishin rekrutuar ose rrembyer per te luftuar ne lufterat e gjata guerilase ne kete vend. Shpesh, ajo ka sukses. Gjate viteve te fundit, misioni i OKB-se ne Republiken Demokratike te Kongos (RDK) ka siguruar lirimin e 32000 prej 35000 femijeve te tille. Pernille shpreson qe te arrije lirimin e pjeses tjeter deri ne fund te ketij viti.
Nje tjeter ishte Kathi Austen, nje eksperte e OKB-se ne ceshtjet e trafikut te armeve qe ka valuar pjesen me te madhe te dekades se fundit, duke ndjekur kontrabandistet e armeve qe vepronin ne RDK dhe ne te tjera zona te konfliktit neper Afrike. Pjeserisht si pasoje e perpjekjeve te saja te vendosura, drejtuesi i nje prej rrjetit me te madh boteror te trafikut, Viktor But, u arrestua kohet e fundit me akuzen e terrorizmit ne Tailande. Ishmael Beah, nje avokat i UNICEF per femijet e prekur nga lufta, tregoi jeten e tij si nje femi-ushtar gjate luftes se gjate civile ne Sierra Leone. Fale nje programi rehabilitimi te OKB-se, ai jo vetem qe i mbijetoi, por edhe eci perpara, eventualisht duke e gjetur rrugen e tij ne Amerike, ku kreu Oberlin College dhe shkroi nje liber te mrekullueshem mbi eksperiencen e tij.
Nje grua e re, nga Sierra Leone, Mariatu Kamara, gjithashtu tregoi historine e saj. Ne moshen 12 vjec, rebelet vrane familjaret e saj dhe, ashtu si u ka ndodhur mijera femijeve te tjere, i prene asaj te dyja duart. Me ndihmen e OKB-se edhe ajo mbijetoi. Tani ajo jeton ne nje familje qe e ka adoptuar ne Toronto dhe ndjek edhe kolegjin. Ajo rikthehet ne menyre periodike ne vendin e saj, per te treguar historine e saj dhe per te ndergjegjesuar njerezit mbi punen qe UNICEF ben neper bote.
Ne punen time, une takoj shume fytyra te tjera te kesaj OKB-je reale, rrallehere kaq te njohur, por jo me pak bujare dhe te perkushtuar. Ne te vertete, puna jone me e rendesishme shpeshhere eshte me pak e dukshme.
Duke vizituar Afriken perendimore kete pranvere, une pashe ekipet e OKB-se ne Liberi te luftonin per te ndihmuar qeverine qe te rivendoste sherbimet me te domosdoshme sociale pas shume vitesh lufte: energjine elektrike, ujin, shendetesine, shkollat. Ne Bregun e Fildishte, une u takova me keshilltaret e OKB-se qe ndihmonin nje vend te percare nga konflikti per te mbajtur zgjedhjet dhe per te hyre ne nje epoke te demokracise se vertete dhe afatgjate.
Ne Burkina Faso, vetem ne jug te shkretetires se Saharase, OKB-ja ka derguar gjeneratore me nafta ne fshatrat rurale pa energji elektrike. Makinerite perdoren per te bluar grurin, duke lehtesuar urine; ata mund te rikarikojne celularet, duke u lejuar fermereve qe te jene ne kontakt me tregjet rajonale dhe i ndihmojne ata per te vendosur se cfare duhet te mbjellin dhe kur. Zakonisht keto ndermarrje te vogla jane drejtuar nga kolektiva grash, duke u dhene atyre nje autoritet dhe status te ri ne komunitetet e tyre. Permes ketyre aksioneve te vogla ne mund te ndryshojme boten.
Ndonjehere, pyes veten se si ka ndodhur qe une, kalova femijerine time ne nje fshat te varfer korean, te shkaterruar nga lufta, kur nuk e dija gjithmone se nga do te vinte ushqimi i ardhshem i familjes sime, te mundesha qe nje dite te isha pjese e kesaj ndermarrjeje fisnike. Per sa i perket Dyqanit te llafeve ne Turtle Bay, selia qendrore e OKB-se ne Nju-Jork, le te kujtojme ndonjehere edhe ato qe jane realizuar tashme. Ky eshte diskutimi per vendosjen e paqeruajtesve te OKB-se ne terren ne 18 vende ne te kater kontinentet. Ky eshte diskutimi per mbledhjen e fondeve dhe percaktimin e programeve te cilat ushqejne kaq shume njerez te uritur ne bote. Ky eshte diskutimi qe tregon hapin e pare te botes drejt angazhimit me ceshtjet e ndryshimit te klimes, krizes globale te ushqimit dhe angazhimit te perditshem per zgjidhjen e krizave humanitare gjithnje e me te shpeshta.
Fuqia e bashkimit te OKB-se eshte ¨soft power¨e fundit ne glob.
(*) Sekretar i Pergjithshem i OKB
Publikuar dje, ne “The International Herald Tribune”