Tensionet Kinë-SHBA/ Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit Kissinger takohet në Pekin me Xi Jinping

Presidenti kinez Xi Xhinping është takuar me ish-kryediplomatin amerikan Henry Kissinger, në një kohë që SHBA po ndjek një politikë të marrëdhënieve më pak të ngrohta me Kinën.
Udhëtimi i papritur i Kissinger në kryeqytetin kinez vjen pas një sërë vizitash që zyrtarë të lartë amerikanë kanë zhvilluar atje.
Ish-sekretari i shtetit, i cili tashmë është 100 vjeç, luajti një rol kyç në daljen e Kinës nga izolimi diplomatik i viteve 1970.
SHBA ka theksuar se Kissinger po vizitonte Kinën si qytetar i thjeshtë. Por duke patur parasysh konsideratën që ka Kina për Kissinger, ka shumë gjasa qëi ish-kryediplomati po jep ndihmën e tij në negociatat mes dy vendeve.
Kisinger u prit nga Xi në shtëpinë shtetërore Diaoyutai, që është pak më private se Salla e Madhe e popullit ku zakonisht mbahen takimet zyrtare me diplomat të huaj.
E ndërsa nuk janë dhënë shumë detaje për çfarë u fol në takim, gjatë tij Xi e vlerësoi Kissinger si një diplomat legjendar dhe vuri në dukje arritjet e tij të mëparshme në ndërmjetësimin e rivendosjes së marrëdhënieve të SHBA-së me Kinën.
Kissinger është takuar edhe me diplomatin e lartë kinez Wang Yi si dhe minnistrin e mbrojtejs Li Shangfu i cili është në listën e subjekteve të sanksionuar na SHBA.
Deklaratat zyrtare të Pekinit në lidhje me takimet u karakterizuan nga një ton pajtues, ku zoti Wang dhe Li theksuan nevojën për respekt, bashkëpunim dhe bashkëjetësë të paqtë mes dy superfuqive.
Në njërën prej deklaratave shkruhet se Kissinger e kishte përshkruar vetën si mik të Kinës dhe ishte shprehur se as SHBA dhe as Kina nuk mund të përballonin të trajtonin njëra-tjetrën si armike.
Gazetare: Elda Pepa
/RTSH/