"Gerdeci" rrit parane jashte bankave
Blerina Hoxha
Paraja jashte bankave pritet te rritet nga ngjarja e Gerdecit gjate kesaj periudhe. Venja ne dispozicion e nje pjese te kursimeve te qytetareve dhe 6 miliarde lekeve nga buxheti i shtetit per rindertimin e zones do stimuloje qarkullimin e monedhes vendase jashte kanaleve bankare, shpjegojne ekspertet ne sektorin financiar. Mirepo fenomeni i rritjes se qarkullimit te parase pritet te shtoje kerkesen per monedhen vendase e per rrjedhoje vlera e lekut forcohet. Te njejtat burime shpjegojne se, rritja e qarkullimit te lekut pritet te shnderrohet ne nje fenomen per rritjen e inflacionit, i cili edhe pa "Gerdecin" ka qene i kercenuar. Fenomeni i qarkullimit te lekut jashte bankave ka ndodhur kur qeveria ka rritur fluksin e investimeve publike dhe kjo ka ndodhur zakonisht ne fund te vitit financiar. Ne kete periudhe shpenzimet qeveritare per investime rriten, pasi qeveria tenton te permbushe objektivat e buxhetit per shpenzime. Por ekspertet ne ministrine e financave shpjegojne se, situate ne fjale do te shoqerohet me kosto buxhetore, por ekuilibrat makroekonomike nuk do te demtohen nga. Mbajtja e inflacionit ne ekuiliber dhe rritja ekonomike do te arrihen sipas niveleve te parashikuara.
Dy vitet e fundit monedha vendase leku, ka forcuar ne menyre sistematike vlerat e kembimit me valutat kryesore, euron dhe dollarin. Ky mbicmim, nenkupton uljen e konkurrences ndaj tregjeve nderkombetare dhe atraktivitet me te larte per importet e mallrave te huaja. Sjellja mbicmuese e lekut si ne terma reale ashtu edhe nominale reflekton qendrueshmerine makroekonomike ne vend, thellimin e diferences se normave te interesit si dhe nivelet e krahasueshme te inflacionit me partneret kryesore.
Pozitat e lekut jane forcuar ne menyre te vazhdueshme ndaj dollarit amerikan mesatarisht
12.4 per qind, duke arritur ne 83.38 leke per usd ne fund te periudhes. Ecuria e lekut ndaj monedhes amerikane eshte ndikuar kryesisht nga levizjet ne tregjet nderkombetare, ku dollari ka humbur pike te vazhdueshme ndaj euros, duke pasqyruar problemet e ekonomise amerikane. Kursi mesatar i lekut ndaj euros per tremujorin e fundit te vitit ishte 121.69 lek/euro, duke u mbicmuar me 1.6 per qind ne terma vjetore. Forcimi i pozites se lekut, pervec ndikimit nga faktoret sezonale te kesaj periudhe ka pasqyruar edhe efektin e kerkese- ofertes per monedhen evropiane ne kete fundvit. Te dhenat e muajit janar 2008 tregojne mbarimin e efektit sezonal dhe rikthimin e kuotimit te
lekut prane niveleve mesatare vjetore.
SSSASS