E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tensionet në Kosovë, Nikolla: Zgjidhjet e propozuara nga SHBA dhe BE, rruga e zgjidhjes

Kryetarja e Kuvendit, Linidta Nikolla ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas dorëheqjeve masive të zyrtarëve serbë nga institucionet. Nikolla shprehet se Kuvendi i Shqipërisë po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Kosovës, teksa i bën thirrje Prishtinës që të pranojnë rekomandimet dhe zgjidhjet e propozuara nga SHBA dhe BE.

“Kuvendi i Shqipërisë ndjek me preokupim zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë. Qëndrimet, rekomandimet dhe zgjidhjet e propozuara nga aleatët strategjikë të shqiptarëve, ShBA dhe BE, duhet të jenë udhëharta e veprimeve për Kuvendin, Qeverinë dhe institucionet e Kosovës”, shkruan në reagimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Më 5 nëntor, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës. Ky vendim erdhi pasi autoritetet e Kosovës pushuan drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, pasi ai refuzoi të zbatojë vendimin e qeverisë për targat. Kryeministri Albin Kurti reagoi duke akuzuar Serbinë se po kërkon të destabilizojë Kosovën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›