E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tensionet në Kosovë, Xhaçka: S’është momenti për të bojkotuar, dialogu nevojitet më shumë se kurrë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, pas largimit të Listës Serbe nga institucionet. Në një postim në Twitter, Xhaçka e konsideron veprimin e Listës Serbe si një “akt përshkallëzimi”, teksa thekson se ajo që nevojitet është dialogu dhe bashkëpunimi.

“Të shqetësuar nga zhvillimet në veri të Kosovës. Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, shkruan Xhaçka.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar, kjo për shkak të largimit të Listës Serbe nga institucionet. Të shtunën, në mos dakordësi me vendimet e qeverisë për targat, kryetari dhe 10 deputetë të tjerë të Listës Serbe dhanë dorëheqjen. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›