E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama pret ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se kjo vizitë është një moment i rëndësishëm në kuadrin e bashkëpunimit në Këshillin e Sigurimit.

“Jam shumë, shumë i nderuar, të gjithë jemi shumë të nderuar dhe e vlerësojmë shumë bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, por edhe faktin që, gjatë gjithë kësaj kohe, jemi vlerësuar për atë çka është reale, jo si partnerë rishtarë dhe jam i sigurt që ky është rezultat edhe i cilësisë së lartë të ambasadorit tonë në Nju Jork dhe ekipit tonë të shkëlqyer atje, si edhe falë gatishmërisë dhe prirjes suaj për t’u siguruar që ne të jemi një vlerë e shtuar. Nëse e kujtoj mirë, ju jeni anëtarja e parë e kabinetit që vini këtu pas disa kohësh që nuk kishim pasur një mik të këtij niveli dhe e vlerësoj shumë këtë. Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, ne e vlerësojmë shumë që kemi një ambasadore amerikane e cila vjen këtu i shton peshë e vlerë ambasadores që e kemi tashmë këtu.” – u shpreh kryeministri Rama.

 Nga ana e saj ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar.

“Kam pasur përvojën që të punoj në Këshillin e Sigurimit me ambasadorin Hoxha dhe ai ka qenë një partner i jashtëzakonshëm dhe një fqinj i jashtëzakonshëm në Këshill. Ne kemi qenë në të njëjtin mendim dhe në atë Këshill në momentin që ulemi të 15 në ato karrige, të gjithë jemi të barabartë, zërat tanë janë të barabartë dhe zëri juaj në këshill ka qenë tejet i fortë, tejet i respektuar dhe kemi ndarë të njëjtën mendësi dhe kjo ka qenë një nga marrëdhëniet më të rëndësishëm që kam pasur mes 10 anëtarëve të zgjedhur të Këshillit. Jam këtu për t’ju falënderuar! Për të falënderuar qytetarët shqiptarë, për partneritetin tuaj të jashtëzakonshëm, për miqësinë tuaj për të nderuar 100 vjetorin e marrëdhënieve tona përgjatë uljeve dhe ngritjeve dhe sigurisht kjo është një kohë në ngritje për të sjellë një mesash të fortë mbështetjeje nga populli amerikan“, tha ambasadorja në OKB, Linda Thomas-Greenfield. 

Vizita e ambasadores vjen pasi Shqipëria kryesoi për një muaj Këshillin e Sigurimit në OKB, ndërsa pas vendit tonë, ajo do të ndalet në Poloni. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›