Tensionet në Maqedoni, Stefan Fyle vizitë nesër në Shkup

06-05-2012 / Gazeta 55
Dy muaj pas takimit të parë në kuadër të dialogut në nivel të lartë mes Maqedonisë dhe BE-së, komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle, do të qëndrojë nesër në Shkup për të parë rezultatet e plotësimit të detyrave nga qeveria. Pesë ishin pikat, ku Shkupi zyrtar duhej të punonte brenda dy muajve dhe të përmirësonte gjendjen, liria e mediave, sundimi i së drejtës, administrata publike, reforma zgjedhore dhe ekonomia e tregut. Sipas disa nga ekspertët e çështjeve evropiane, Fyle nuk mund të pres ndonjë rezultat të madh nga kjo periudhë dymujore, ndonëse në mars ai ishte i qartë kur kërkoi nga qeveria e Shkupit “një progres të shpejtë në këto pesë sfera”.
Fyle nesër pritet të takojë krerët e shtetit dhe disa nga ministrat e qeverisë.