E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania shpëton Eurozonën nga recensioni

Kjo falë rritjes me të madhe nga ç’pritej të ekonomisë numër një në Evropë, asaj gjermane (0.5%) .
Në tremujorin e fundit të vitit 2011, ekonomia e Eurozonës u tkurr me 0.3% dhe analistët prisnin tkurrje të mëtejshme.

Në tremujorin e parë të vitit 2012, ekonomia franceze shënoi 0% rritje ekonomike, teksa ekonomia italiane u tkurr me 0.8%. Ekonomia italiane u tkurr me 0.7% në tremujorin e fundit të vitit 2011, dhe tremujori i parë i vitit 2012 përbën tremujorin e tretë radhazi me rënie ekonomike. Vendi po përballet me shkurtime shpenzimesh, rritje taksash dhe reformë në pensione.

Të dhënat e Eurostatit po ashtu treguan se ekonomia e Spanjës u tkurr me 0.3% në tremujorin e parë të vitit.
Ndërkohë, Zyra greke Kombëtare e Statistikave njoftoi se ekonomia greke është tkurrur me 6.2 % në tremujorin e parë të vitit 2012, pasi vendi po përballet me masa drastike shtrënguese.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-15 17:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›