E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulevardi, "Grimshaw" shpallet studioja fituese

“Grimshaw" është studioja arkitekturore e cila është shpallur fituese e projektit për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Lulzim Basha ka theksuar se projketi i studios arkitekturore “Grimshaw" mishëron aspiratat e qytetarëve për një qytet modern europian.

 “Prej dy muajsh projektet janë konsultuar me qytetarët, ekspertët vendas e të huaj, grupet e interesit. Pas këtyre konsultimeve, pas prezantimeve që zgjatën dy ditë, pas një diskutimi të detajshëm dhe sheshimit të çdo dilemë nëpërmjet debatit, ne kemi vendosur që projekti që mishëron më së shuuti aspiratat e qytetarëve të Tiranës, për cilësi dhe shanse të zhvillim është projekti i Grimshaw Arcitecht.”- tha Basha.

Sipas Bashës procesi i përzgjedhjes së fituesit për projektin e zgjatimit të bulevardit dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës ka qënë më e vështira dhe më kompeksja.  “Ky ka qënë një proces aspak i lehtë dhe vendimmarrja është më kompleksja dhe më sfiduese në të cilat unë kam marrë pjesë.Dhe kjo për dy arsye: E para sepse në themel qëndronte dëshira jonë, vizioni ynë për ti dhënë Tiranës më të mirën, një zhvillim të denjë për një kryeqytet të denjë dhe europian. Për të implementuar standartet më të mira të arkitekturës dhe të zhvilimit urban që do të na bëjë të ndihemi krenar për qytetin tonë. E dyta: Vendimi ishte i vështirë sepse jo vetëm që secila prej studiove i përket sërës më të lartë të akritekturës sot në botë por e realizuan punën që iu kërkua me dashuri dhe përkushtim dhe për këtë ju jemi thellësisht mirënjohës” theksoi Basha.
 

vijon..

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›