E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande vonohet në takimin e parë si President

Të martën François Hollande u betua duke u bërë presidenti i parë socialist i Francës në 17 vitet e fundit. Menjëherë pas inaugurimit ai emëroi kryeministrin e ri të vendit i cili do të jetë, Jean-Marc Ayrault, lider i socialistëve në Parlament dhe aleat i Berlinit.

Pak pas ceremonive zyrtare dhe drekës, Hollande u nis për në takimin e tij zyrtar. Në Berlin e priste, kancelarja gjermane Angela Merkel.

Por, një rrufe që goditi avionin me të cilin udhëtonte Presidenti e detyroi atë të rikthehej në Paris. Fatmirësisht asnjëri prej pasagjerëve nuk ishte dëmtuar. Kështu, Hollande bashkë me ekipin e tij u nis sërish për në Berlin duke mbërritur në takim me kancelaren gjermane 90 minuta me vonesë.

Kancelarja gjermane e përshkroi goditjen nga rrufeja si një “shenjë të mirë”.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-05-16 09:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›